Heqja e vizave për Kosovën nga Amerika: Çfarë është Visa Waiver Program, ku do të futet edhe Kosova?

0
556

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi ka bërë të ditur se në SHBA përveç tjerash kanë arritur marrëveshje që Kosova të futet në Visa Waiver Program, që nënkupton futje e Kosovës në listën e shteteve qytetarët e së cilave mund të lëvizin drejtë SHBA’së pa pasur nevojë aplikimi për vizë, por vetëm përmes disa procedurave shumë të thjeshta.

Programi i Visa Waiver Program (VWP) u mundëson shumicës së qytetarëve ose shtetasve të vendeve pjesëmarrëse në këtë program që të të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për turizëm ose biznes për qëndrim prej 90 ditësh ose më pak pa marrë vizë. Udhëtarët duhet të kenë një aprovim të vlefshëm të Sistemit Elektronik për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA) para udhëtimit, shkruan Reporteri.net.

Këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë qytetarëve të shteteve anëtare të këtij programi, por duke u verifikuar paraprakisht nëse janë në ndonjë listë të dyshimt për veprimtari kriminale.

Nëse Kosova bëhet pjesë e këtij programi, qytetarët e saj, përveç SHBA’së, pa viza mund të udhëtojnë edhe në Kanadë, Meksikë dhe ishujt që janë përreth SHBA’ve, por pasi fillimisht ke shkelur në territorin amerikan, shkruan Kosova ime.


Kjo është lista e shteteve në botë që deri tani janë pjesë e këtij programi të udhëtimit pa vizë në SHBA: Andorra, Australi, Austri, Belgjika, Brunei, Kili, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Japonia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Monako, Holandë, Zelanda e Re, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San Marino, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Korea e Jugut, Spanja, Suedi, Zvicra, Tajvani, Mbretëria e Bashkuar.