7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Qorrolli: Ajo që u nënshkrua sot nuk është marrëveshje, por zotim i palëve ndaj SHBA-së

Rekomandime

Juristi dhe analisti politik Vigan Qorrolli vlerëson se ajo që u firmos sot në Washington, nuk është marrëveshje, por një zotim i palëve veç e veç ndaj SHBA-së.

- Advertisement -

Ai thotë se me këtë që u firmos dhe u quajt “Marrëveshje për normalizim ekonomik”, Kosova dhe Serbia nuk kanë ndonjë detyrim ndaj njëra-tjetrës dhe lehtë mund të mos e zbatojnë, siç ka ndodhur nga 2013-a e deri më tash.

Kosova dhe SHBA-ja firmosën dy dokumente të ndara, me përmbajtje të ndryshme në një pikë.

“Marrëveshja Trump nuk është një marrëveshje ligjërisht e parafuar sipas kritereve te Konventes së Vjenës për të Drejtën e Traktateve (e drejta nderkombetare zakonore). Ekziston vetëm një zotim unilateral veç e veç i Kosovës dhe Serbisë për ShBA-në se, ‘Normalizimi Ekonomik’ me gjithsej 16 pika — ndërmjet këtyre dy vendeve me përkushtim joekonomik do te jetë synim për normalizimin edhe politik (pikat 11-16). Çështje si trashëgimia ortodokse (pika 11), homosekualizmi (pika 13), Hezbollahu (pika 14), dhe për Kosoven raportet me Izraelin (pika 16) — janë jashtezakonisht jokonvencionale”, ka shkruar Qorrolli në një postim në Facebook.

- Advertisement -

Sipas tij, meqë ka të bëjë me një zotim dhe jo marrëveshje, dokumenti nuk ka nevojë për ratifikim në Kuvend.

“Patjetër që amerikanet kujdesen për detaje të holla. Ata kanë paraparë që ky ‘normalizim ekonomik’ është veç një zotim unilateral i Kosovës për ShBA-në (s’ka kundërfirmë të presidentit Trump) — prandaj s’ka nevojë për ratifikim sipas procedurave të brendshme kushtetuese nga ana kosovare. Përfaqësuesi i Kosovës, i nënshkruar në fund të Normalizimit Ekonomik, kryeministri i saj, është zotuar njëanshem në kundërshtim me politikat e proklamuara prej kësaj qeverie për njohje reciproke ndërmjet dy vendeve. Nëse palët nuk kane vullnet, edhe këto marrëveshje nuk do t’i zbatojnë, siç shumica syresh prej vitit 2013 e këtej të dakorduara në “Normalizimin Teknik” te Brukselit — nuk janë zbatuar”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Qorrolli gjithë këtë që ndodhi në Uashington, e ka quajtur “Marrëveshja Trump”.

“Me fjale të tjera, kjo Marrëveshja Trump është fitore për të dy palët: Kosovën e Serbinë — të cilat s’kanë asnjë detyrim ndaj njëra-tjetres por, ekskluzivisht dhe vetëm ndaj Amerikës”, ka shkruar ligjëruesi në Universitetin e Prishtinës, Qorrolli.

Edhe delegacionet e Kosovës dhe Serbisë pranuan se nuk kanë firmosur asgjë mes vete. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se marrëveshja është bilaterale mes Serbisë dhe SHBA-së, pasi siç tha ai, Kosova nuk është subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Edhe ministri i Drejtësisë i Kosovës, Selim Selimi, konfirmoi se marrëveshja është mes Kosovës dhe SHBA-së, ndonëse as në njërin e as në tjetrin dokument nuk figuron firma e palës amerikane.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit