11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Kandidati për president të Amerikes flet për marrëveshjen Kosovë-Izrael

Rekomandime

 
Kandidati democrat për president të SHBA’së, Joe Biden, e ka quajtur hap pozitiv normalizimin e raporteve  të Kosovës me Izraelin, gjë që u arrit me ndërmjetësim të presidentit Donald Trump, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

I pyetur nga gazetarët në një konferencë për media, Biden refuzoi ta gjykojë marrëveshjen pa i ditur të gjitha hollësitë, por tha se normalizimi me Izraelin i duket pozitiv.

“Unë mendoj se normalizimi i raporteve mes vendeve është në përgjithësi një gjë e mirë. Të kesh një vend me shumicë myslimane që i normalizon marrëdhëniet me Izraelin, në kuptim të përgjithshëm, mua më duket pozitive”, tha ai.

Vlen të theksohet se të premtën Kosova dhe Serbia nën ndërmjetësimin e presidentit amerikan Donald Trump kanë nënshkruar një marrëveshje ekonomike e cila u tha se do t’i përmirësojë marrëdhëniet mes dy shteteve.

- Advertisement -

Trump i ka siguruar Kosovës njohjen nga Izraeli, e cila njëherit është edhe pika e fundit e marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit