Profesori Binak Maxharraj në një prononcim të tij për “Bota sot”, ka përmendur takimin e sotëm të palës së Kosovës dhe asaj serbe në Bruksel.
Maxharraj thotë se pas takimit të Uashington, ku sipas tij në këtë takim Ujmani iu dha Serbisë, në Bruksel do të trajtohen tema tjera të fushës së politikës.
Sipas tij, pas këtyre temave mund të arrihet një marrëveshje finale.
Shkrimi i plotë:
ËSHTË RREZIK QE SOT NE BRUKSEL TE NDODHË”REPUBLIKA SRPSKA”?!
Pas takimit te delegacioneve te Kosoves dhe Serbisë ku u folë kryesishtë pëç çështjet ekonomike ku u nxorën vendime te dëmshme për Kosovën duke e bërë hisedare Serbinë në Liqenin e Ujmanit asetin kryesore të jetës në Kosovë, i cili kurrë nuk ka qenë i Serbisë, është ndërtuar në tokën e Kosovës dhe financuar kryesishte nga Kosova. Kjo ndodhis sepse delegacioni i Kosovës nuk këmbënguli që kjo mos të ndodhë.
Por, sot fill pas atij takimit në Uashtington fillon tjetri në Bruksel ku do të trejtohen poashtu tema të nxehta me shumë të natyrës politike për të arrijtë deri të një marëveshje finale midis dy vendeve. Pos tjerash sot në Bruksel do te diskutohet edhe njëra nga çështjet,apo temat kryesore me te cilën këto dy vende po zhagitën që shtatë vite.
Asociacioni e ka edhe historikun e vetë, për herë të parë është përmendë në Marrëveshjen e vitit 2013 prej 15 pikash, ku gjashtë prej tyre kanë të bejnë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Dy vite me vonë më 2015 kur Isa Mustafa u zgjodhë kryeminstër e nënshkroi ujdin(marrëveshjen) për fromimin e këtij Asociacioni. Atëherë Isa Mustafa lavdërohej se kishte bërë një punë të mirë. Edhe kur e patë nënshkruar Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi thoshte si papagalli se Kosova nuk po humbë as një centimetër tokë me Malin e Zi, por doli se humben hiq më pak se 8200 hektar tokë.
Kështu u lavderua edhe me Marrëveshjen e nënshkruar nga ai për Asociacionin…lavdërohej se kemi bërë punë të mirë. Por nuk i doli ashtu, LVV mendonte ndryshe se ky Asociacion është i dëmshëm për Kosovën sepse aty ishin paraparë me shumë kompetenca se sa lejoheshin. LVV iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për sqarim. Kjo gjykatë e nxori verdiktin se në këtë marrëveshje për asociacionin ishin bërë hiq më shumë se 23 shkelje kushtetuese.
Pra, historia për formimin e Asociacionit nuk ka përfunduar. Kjo histori po vazhdon dhe mu për këtë qëllim kjo çështje sot me 7 shtator 2020 do të trajtohet ne dialogun midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nën drejtimin e Miroslav Lajçek. Ekziston rreziku se nëse delegacioni i Kosovës nuk është në nivel të duhur do ta pësoi fatin e Ujmanit dhe nëse ky Asociacion nëse formohet ashtu siç ka propozuar Lajçek me kompetenca ekzekutive që kjo i bije së në Republikën e Kosovës të formohet edhe një mini shtet, pra “Republika Srpska” e cila do të jetë nën dirigjimin e Beogradit. Kjo do të thotë se këtu fillon edhe de facto zhbërja e shtetit të Kosovës, sepse kjo mini republikë me kompetenca ekzekutive mund të shkëputet pas disa viteve nën trysnin e vet serbëve të Veriut dhe të Beogradit.
Është detyrë e vetë delegacionit të Kosovës se nesër dhe diteve në vazhdim as se si dhe me asnjë kushtë të mos lejoj qe ky Asociacion të këtë kompetenca ekzekutive, që i bie se nëse kjo ndodhë se serbët në veri do ta kenë qeverinë, institucionet e veta, gjyqësin në rrafshin e tretë e cila as që do t’i përgjigjen institucioneve qendrore në Prishtinë, por do të drejtohet nga vetë Beogradi. Një gjë e këtillë nuk i lejohet t’i ndodhë delegacionit tonë, siç i ndodhi në Uashtington, sepse këtë nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës, përndryshe delegadioni do të shkelë në tradheti kombëtare. Do të ishte atakt në vetë qenien e shtetit, bie ndeshë me sovranitetin e Kosovës, i cili është i pacenueshëm. Ky Asociacion mund te këtë disa kompetenca ne fushën e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, por edhe jo me kontrollin territorial të shtetit.
Formimi i Asiciacionit me kompetenca ekzekutive me asnjë kushte nuk guxon te ndodhë, bile edhe me kushte qe Serbia ta njohë pavaërsinë e Kosovës. Te fundit se çka na nevojitet njohja e Kosovës nga Serbia kur Kosova humbë teritor nese ky Asociacion formohet ashtu siç done Serbia. Boll më me këto kushtëzime nga ana e Serbisë. Ekistenca e shtetit te Kosovës nuk është e lidhur me njohjen e Kosovës nga Serbia. Kosova mund të ekzistoj, të jetoi edhe pa këtë njohje.
Boll më me këto nënshtrime, përulje ndaj Serbisë duke i dhënë favore, kompromise të panevojshme, në vend që Kosova ta qetë e para Serbinë ne dy gjujë duke kërkuar nga ajo dëmet e luftës që shkojnë diku deri ne 30 miliardë euro, duke e detyruar të përgjigjet për masakrat, gjenocidin, dhunimet, e shumë te tjera të bëme nga Serbia, delegacionet tona vazhdojnë të sillën si qyqarë duke mos i shtruar në diskutim këto çështje.