8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Thaçi zbulon telefonatën me Erdoganin, çka i tha ai për Ambasadën në Jerusalem

Rekomandime

Presidenti Hashim Thaçi ka treguar sot se gjatë fundjavës ka biseduar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, pasi ky i fundit u ankua që Kosova dhe Izreali i shkëmbyen njohjet, e Kosova u zotua se do ta vendosë ambasadën e saj në Jerusalem.

- Advertisement -

Thaçi thotë se i ka dëgjuar pakënaqësitë e Turqisë dhe ligës arabe dhe zbulon se ai ka biseduar me Erdoganin.

“Shqetësimet që jemi marrë nga liga arabe, por edhe nga presidenti Erdogan lidhur me njohjen reciproke me Izrealin. Unë jam në kontakt me presidentin Erdogan, kam diskutuar në telefon. Kjo njohje nuk do ta cenojë në asnjë rrethanë partneritetin strategjik dhe miqësore e vëllazërorë mes Kosovës dhe Turqisë”, ka thënë Thaçi.

Turqia i ka reaguar ashpër Kosovës zotimit se ambasadën në Izrael do ta vendosë në Jerusalem, gjë që kundërshtohet nga vendet me shumicë myslimane.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit