Kina po ndërton qytetin inteligjent ‘Anti-Covid’ me një lagje që ka për synim që t’ua bëjë njerëzve jetën më të lehtë, në rast të shpërthimeve të pandemive.
Lagjja është pjesë e projektit për Zonën e Re Xiong’an, një mega-qytet pranë Pekinit që ‘imiton’ Londrën në madhësi.
Objektet e që të lehtësojnë jetën dhe janë të teknologjisë së lartë, të tilla si ballkone më të mëdha, serra komunale, do t’i lejojnë banorët të jetojnë më rehat në rast izolimesh, në të ardhmen.
Kompleksi në provincën Hebei do të përbëhet nga blloqe apartamentesh prej druri, ferma në çatitë e pallateve dhe energji të rinovueshme, sipas arkitektit kryesor të projektit.
Aty gjithashtu do të ketë hapësirë të bollshme për të përmbushur nevojat e banorëve kur ata punojnë nga shtëpia.
Kompania spanjolle “Guallart Architects” muajin e kaluar fitoi një konkurs për të projektuar komunitetin në Xiong’an, i cili promovohet nga Presidenti kinez Xi Jinping, si ‘një standard i ri në epokën pas COVID’ që mund të zbatohet edhe diku tjetër.
Propozimi do t’u mundësojë banorëve të prodhojnë burime në vend dhe të sigurojnë të gjitha lehtësirat edhe në momentet e izolimit, sipas kompanisë.
“Nuk mund të vazhdojmë të projektojmë qytete dhe ndërtesa sikur mos të kishte ndodhur asgjë. Propozimi ynë buron nga nevoja për të siguruar zgjidhje për krizat e ndryshme që po ndodhin, në mënyrë që të krijojmë një jetë të re urbane bazuar në bio-ekonominë,” tha themeluesi Vicente Guallart.
Në një ekonomi rrethore, burimet mbahen në përdorim për aq kohë sa të jetë e mundur në vend që të hidhen në ‘plehra’.
Ndërsa qytetet në të gjithë botën vendosën karantinë për të menaxhuar koronavirusin, autoritetet nga Amsterdami në Sidnei propozuan masa të tjera për të përmirësuar qëndrueshmërinë, sigurinë ushqimore dhe lëvizshmërinë, me më shumë hapësira të gjelbërta, korsi biçikletash dhe teknologji të reja.
Në Kinë, gjigandi i teknologjisë Tencent njoftoi planet për një ‘qytet të zgjuar’ që përdor teknologjinë për të vendosur njerëzit dhe mjedisin të parët, një model që tha se është veçanërisht i rëndësishëm në pasojat që solli koronavirusi.