0.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Imami i Drenasit: Kosova nuk është shtet islamik, njohja nga Izraeli e mirëseardhur

Rekomandime

Imami i Drenasit, Osman Musliu, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me raportet Kosovë-Izrael.

- Advertisement -

Musliu ka thënë se Kosova është vend me shumicë myslimane, por sipas tij nuk është vend islamik.

“Ne rregullimin shtetërorë e kemi laik. Ligjet tona janë laike dhe nuk kanë mbështetje në Kuran, Bibël apo Tevrat”, tha ai në Rtv Dukagjini.

Imami i Drenasit thotë se raportet e shqiptarëve me Izraelin janë të vjetra por ai thotë se edhe në aspektin fetar, islami nuk ka problem me hebraizmin.

- Advertisement -

“Njohja nga Izraeli është e mirëseardhur por nuk duhet të injorojmë edhe shtetet e vogla”.

Musliu thotë se Turqia nuk do të bie në atë nivel të ngrijë raportet me Kosovën nëse Kosova hap ambasadë në Izrael.

- Advertisement -

“Ne nuk mund t’i themi jo Amerikës. Miku ndonjëherë kur të thotë të bësh ndonjë veprim edhe dëmtohesh por më pengojnë analistët që e ngrenë njohjen e Izraelit më lartë se shtetet tjera”, tha ndër të tjera Osman Musliu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit