Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dha detaje rreth takimeve të tij në Parlamentin Evropian, si edhe foli për marrëveshjen e Uashingtonit me Serbinë dhe investimet amerikane në Kosovë.
Hoti ka përmendur takimet me kryetarin e Parlamentit Europian dhe me Komitetin e Punëve të Jashtme Parlamentare të vendeve të ndryshme që kryesisht janë të interesuar për takimin Kosovë-Serbi.
Kryeministri i Kosovës tha për Euronews Albania-s se pavarësisht se Komisioni Evropian ka vite që e mbështet liberalizimin e vizave dhe se janë vetëm vende si Franca apo Holanda që po pengojnë këtë proces.
Hoti u shpreh se po punohet me dy vendet në nivel ministror që të binden se kushtet e imigrimit të paligjshëm dhe krimit të organizuar janë përmbushur dhe po mbeten të tilla.