0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Mësohet numri i votave të shqiptarëve që i fitoi Dritan Abazoviq në zgjedhje

Rekomandime

Dritan Abazobviq, politikani më i votuar shqiptar në zgjedhjet e fundit parlamentare të Malit të Zi, fitoi vetëm rreth një mijë vota të komunitetit shqiptar.

Lideri i partisë URA, i cili udhëhoqi koalicionin “Ezeza mbi të bardhën”, fitoi 5.53 për qind, apo 22.600 vota, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.

- Advertisement -

Nga 22.600 vota – sipas asaj që ka deklaru vet ai – rreth 1.000 prej tyre janë vota të shqiptarëve në Mal të Zi.

Koalicioni “E zeza mbi të bardhën”, i udhëhequr nga Abazoviq nënshkroi të mërkurën marrëveshje për formimin e koalicionit qeverisës me dy koalicione të tjera, pro-serbe dhe pro-ruse.

Përpos tij, marrëveshja është nënshkruar edhe nga dy përfaqësuesit e tjerë të dy koalicioneve: Zdravko Krivokapiq nga Koalicioni për Ardhmërinë e Malit të Zi dhe Aleksa Beçiq nga Koalicioni ‘Paqja është Kombi Ynë’,

- Advertisement -

Në propozim-marrëveshjen e tre partnerëve të ardhshëm të koalicionit të ri qeverisës, të nënshkruar edhe nga lideri i partisë URA, Dritan Abazoviq, theksohet qartë se ekzekutivi i ri i Malit të Zi nuk do ta ndryshojë pozicionin e saj karshi Kosovës.

“Qeveria demokratike e Malit të Zi nuk do të iniciojë procedurë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njërën nga pikat e draft-marrëveshjes.

- Advertisement -

Një pikë tjetër e draft-marrëveshjes së koalicionit të parë qeverisës të formuar pa Partinë Demokratike të Socialistëve të ish-presidentit Milo Gjukanoviq, thekson se Mali i Zi do të vazhdojë të jetë pjesë e NATO-s. Nuk do ta ndryshojë orientimin drejt Bashkimit Evropian.

Dritan Abazoviq është politikan shqiptar nga Ulqini. Në zgjedhjet e fundit paralamentare, 35-vjeçari udhëhoqi drejt suksesit koalicionin e quajtur “E zeza mbi të bardhën” – pjesë e rëndësishme e së cilit koalicion ishte edhe partia e tij, URA.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit