14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Halil Matoshi me fjalë prekëse e kujton intervistën me gazetarin Sulejman Gashi pas daljes nga burgu “Zabela”

Rekomandime

Ish’gazetari Halil Matoshi, tash zëvendësministër i Kulturës, pas lajmit se ka ndërruar jetë gazetari i njohur kosovar Sulejman Gashi, ka kujtuar një intervistë me të që ishte realizuar pas daljes së Matoshit nga burgu “Zabela”, raporton Kosova ime.

- Advertisement -

Matoshi në Facebook ka shkruar se Gashi ishte nga ajo dorë gazetarësh hijerëndë, që e kaluan klasën shembullore, sidomos vitet e 90-ta, derisa, ka kujtuar intervistën që kishte pasur me të në vitin 2000.

“E ndaj me lexuesit, me këtë rast edhe një detaj, të cilin kurrë nuk ia kam thënë askujt, e që më pati prekë thellë.

Syla përpiqej ta mbante ekuilibrin si profesionist i zoti, t’i përballonte tregimet plot tmerr, derisa dhjeta familjarë thërrisnin Redaksinë e RTK-së për të mësuar nëse të dashurit e tyre ishin gjallë dhe nëse i kisha takuar, një ish operativ i Sigurimit Shtetëror, i cili, vet i treti më kishte “kidnapuar” në pikë të ditës e në Qendër të Prishtinës (afër ish Pallatit të Shtypit) së bashku me Hysen Gashin, që tashmë ishte rehatuar si azilant diku në shtetin gjerman, po më provokonte në linjë telefonike, me pretendimin se nuk ishte aq zor në burgjet e Serbisë, derisa sipas UDB-ashit shqipfolës, (i njohur për mua) na qenkëshin lejuar madje edhe telefonat mobilë!? Pra, sipas tij, ishim njerëz të “zhytur” në lukse!? Derisa pos dhunës mizore, ishim sprovuar edhe me uri e etje permanente. Më pat ra njëfarë vetëtime syve, pastaj më ishin terratisur, me çfarë lehtësie të padurueshme ai burrë i lig, më mbushte mllef derisa unë, ushtroja faljen!? Por, Syla, si profesionist i shkathtë, me elokuencë e tejkaloi situatën duke e lënë provokatorin në mjerimin e tij fodull”, ka shkruar Matoshi.

- Advertisement -

Lamtumirë Sulejman Gashi!1.Kolegu nga RTK, gazetari veteran Sulejman Gashi, sot mbylli sytë…

Gepostet von Halil Matoshi am Freitag, 11. September 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit