Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett ka thënë sot se lidhja e kosovarëve me amerikanët e tejkalon politikën, shkruan Kosova ime.
Kosnett ka deklaruar se lidhja e kosovarëve me amerikanë është shumë e fuqishme dhe e tejkalon politikën, sipas tij kjo lidhje është edhe e ngushtë e qëndrueshme.
Ambasadori tha se për dy dekada Kosova dhe SHBA’ja kanë qëndruar së bashku për ta luftuar terrorizmin dhe duke ndërtuar një të ardhme me paqe e drejtësi.
“Sot është një rikujtim jo vetëm i ngjarjes së tmerrshme të 11 shtatorit të vitit 2001, por edhe i partneritetit të ngushtë dhe të qëndrueshëm që kanë populli i SHBA-ve dhe Kosovës. Ky partneritet tejkalon politikën. Për dy dekada, populli i SHBA-ve dhe Kosovës kanë qëndruar bashkë për ta luftuar terrorizmin dhe duke provuar ta ndërtojnë një të ardhme me paqe, drejtësi dhe prosperitet për popujt e të dyja vendeve, si dhe fqinjtë tanë”, tha Kosnett.
Këto deklarata Kosnett i bëri derisa ka vendosur kurora me lule te në kujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit në SHBA.