Vucic nervozohet me Hotin: Deklaratat e tij për Asociacionin janë ‘marrëzira’, turp që askush nuk po reagon

0
90

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, pasi uroi oficerët e rinj të ushtrisë serbe porositi se Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hotin, ‘të harrojë’ idenë se Kosova do të zbatimin e Asociacionit të Komunave Serbe atëherë kur Serbia të pranoj Kosovën. Ai u ankua se askush nuk po i tregon vendin kryeministrit kosovar që sipas tij ka thënë deklarata të pamatura para komitetit të çështjeve të jashtme të Parlamentit Europian lidhur me Asociacionin, transmeton Gazeta Metro.

Sipas Vucic ndoshta Hoti e disa të tjerë, mendojnë “se jemi idiotë të gjithë këtu në Beograd” e ndoshta kalon ajo ide e llojit: “ishte çka ishte, shkojmë në ndonjë tjetër” nisi ankesën Vucic.

Sipas tij pala kosovare mendon se ekziston një ‘fuqi e padukshme’ që do të bëjë presion ndaj Boegradit, e që do të ndodhë kush e di se çfarë, e do të vjen tek njohja.

“Le ta harroj këtë”, porositi Vucici i irrituar e shtoi se Hoti mund të flasë ende ashtu, nëse e ka më të lehtë e nëse mendon t’i japë kurajë vetes e publikut, por kjo sipas tij është e dëmshme dhe e keqe, transmeton Gazeta Metro.

Vucic që nuk e kursen shumë bashkësinë ndërkombëtare, posaçërisht BE’në me kritika këtë vit reagoi edhe ndaj tyre kur u shpreh se “është e turpshme që askush nuk po reagon e nuk thotë se këto janë marrëzira” kur u përgjigj në pyetjen rreth deklaratave të kryeministrit Hoti. Ai shtoi se sipas tij Prishtina kishte vetëm një obligim për të kryer, zbatimin e Asociacionit të Komunave Serbe, dhe atë nuk e bënë ende pas 7 viteve e gjysmë.

“E tani thonë- ishte çka ishte, shkojmë në marrëveshje të re , që ne t’i pranojmë, e ata të formojnë Asociacionin…Me të vërtetë mendoni që në Serbi janë idiotë? Apo kështu mendon dikush tjetër?”, tha Vucic, transmeton Gazeta Metro.

Vucic nuk u kujdes për diplomaci aspak kur pretendoi se këto siç i quan ‘marrëzira’ të kryeministrit Hoti e të ja ketë thënë në fytyrë atij ‘disa herë’.