Binjaket e Vjosa Osmanit nisin rrugëtimin më të rëndësishëm, atë të dijes

0
91

Si edhe shumë fëmijë të tjerë që sot filluan një rrugëtim të ri në jetë, janë edhe dy vajzat e Kryeparlamentares, Vjosa Osmani që nisën këtë pjesë të jetës.

Është vetë Osmani e cila publikoi disa fotografi të vajzave në ditën e parë të shkollës fillore.

Osmani tha se ato sot filluan rrugëtimin më të rëndësishëm-atë të dijes.

Dy binjaket e Osmanit do të ndjekin mësimet në shkollën fillore ‘Ismail Qemaili’.