Në emisionin Prime Time, i ftuar ishte Lutfi Haziri i LDK-së.Ai tha se këto ditë janë të vështira për Kosovën sepse përveç pandemisë, Kosova është në agjenda ndërkombëtare për dialogun e vizat.Haziri tha se e sheh Vjosa Osmanin si pjesë të LDK-së ende, ajo po rri në poztën e kryetares së kuvendit, kjo nuk është dhuratë sipas tij por pozitë e fituar në zgjedhje.
Lutfi Haziri tha se ka punuar bashkë me Osmanin në zgjedhjet e 6 tetorit, duhet një përpjekje edhe nga ne për me i diskutu dallimet e vogla me Osmanin.
Në një familje politike nuk ka dallime të mëdha, ka dallime të vogla dhe ego, e di se largimi nga pozita e nënkryetares së LDK-së ka qenë e dhimbshme, tha Haziri.Isa Mustafa ka thënë se mendimet ndryshe janë vlerë e LDK-së, por kapasur lutje për sjellje me lojalitet ndaj shumicës, tha Haziri.
Ka pasur palajmërim për shkarimin e Osmanit, por nuk ka qenë e pritur nga unë, tha Haziri, se a ka qenë koha nuk e di deklaroi ai.Votimi është bërë online tha Haziri, dhe secili ka pasur të drejtë të dërgojë opinione me email, Haziri tha se ka votuar kundër shkarkimit të saj.