Në takimin e mbajtur sot mes kryeministrit të vendit dhe dy zyrtarëve policorë të cilët mbetën të plagosur në krye të detyrës, mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i vendit, Driton Selmanaj.Në këtë takim, të gjithë të pranishmit ishin të pajisur me maska si masë mbrojtëse kundër COVID-19.Por, i vetmi që në këtë takim nuk kishte respektuar masat e qeverisë ishte zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, qeveria e së cilit kishte vendosur këto masa.
Ligji për pandeminë COVID-19 thotë se personi fizik i cili nuk respekton vendimin e organit kompetent për mbajtjen e maskës dënohet me gjobë prej 35 euro.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar gjatë ditës së sotme dy zyrtarët policorë të cilët mbetën të plagosur me 28 janar të këtij viti pas një shpërthimi i cili ndodhi brenda një shtëpie në fshatin Zhur të Prizrenit, ku mbeti i vdekur edhe një zyrtar tjetër policor.