0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Pavarësia e Kosovës në rrezik, juristi reagon pas deklaratës së Lajçak-ut: Hoti paska hyrë në negociata me Vuçiqin

Rekomandime

Juristi dhe analisti politik, Vigan Qorrolli ka reaguar pasi i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se cilat tema do të bisedohen në Bruksel.

- Advertisement -

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se duke e kuptuar deklaratën e Lajçak-ut kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti paska hyre në negociata me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin për temat e para 17 shkurtit 2008.

Qorrolli e ka cilësuar të rrezikshëm këtë hap për subjektivitetin shtetëror.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Me sa po kuptohet nga ky “twit” i Lajçakut — KM i Kosovës paska hyrë në negociata me Vuçiqin për temat e para 17 shkurtit 2008.

Ky hap paraqet një rrezik të thellë për subjektivitetin shtetëror të mishëruar me Deklaratën e Pavarësisë!

- Advertisement -

Në anën tjetër, këta që i ndihmuan Hotit në syfyr për t’u berë KM — tash po e kërkojnë “kokën e turkut” prej tij — për t’i ikur halleve të tyre me Gj. Speciale!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit