Hyseni: E kemi refuzuar kategorikisht hapjen e temës së ASK-së
Pala e Kosovës dhe ajo serbe kanë zhvilluar sot në Bruksel takimin e radhës në nivel ekspertësh me ndërmjetësimin e te dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Tema që është diskutuar sot në tryezë ka qenë ajo për pretendimet financiare dhe çështjet e borxhit.
Në përfundim të takimit koordinatori i Kosovës, Skënder Hyseni deklaroi se gjatë bisedimit të sotëm nuk është folur për çështjen e bashkësisë së komunave serbe.
“Nuk është diskutuar fare kjo temë. Natyrisht që delegacioni serb ka bërë përpjekje që ta hapë këtë temë, ndërkohë që ne e kemi refuzuar kategorikisht”, u shpreh Hyseni.
Ndërkohë sa i diskuton temës për borxhin e jashtëm, ai tha se, Kosova mbështet parimin e të drejtës ndërkombëtare dhe negocion me Serbinë i shtet i pavarur.
“Nuk ka asnjë mundësi që ne të bisedojmë për këto tema në asnjë rrafsh tjetër”, deklaroi koordinatori i Kosovës.
Hyseni përmendi si rrugë zgjidhje dhe Gjykatën e Arbritrazhit sa i takon kërkesat e natyrës financiare të Serbisë lidhur me borxhet që janë marrë në kohën e ish-Jugosllavisë.
Ai shtoi se Kosova mund të pranojë të paguajë vetëm për huatë që janë investuar në territorin e saj në vepër madhore.