Ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, është dënuar sot me dy vjet burgim.
Avokati i tij, Arianit Koci, pas seancës gjyqësore ka thënë se Gjykata nuk i ka dhënë kohën e duhur që të përgatitet për rastin pas seancës së fundit.
Po ashtu ai tha se Gjykata nuk i ka përfilluar rekomandimet e Gjykatës së Apelit.
“Nuk janë përfill rekomandimet e Gjykatës së Apelit dhe mua nuk më është ofruar koha e duhur që të përgatitem për rastin prej momentin kur e kam pranuar procesverbalin prej seancës së fundit. Unë kam pasur vetëm dy orë kohë dhe Gjykata nuk ka dhënë kohë një ose 2 ditë.
Do të shoh se si do ta bëj arsyetimin Gjykata dhe besoj që nuk do ta ketë punë të lehtë ta arsyetoj atë”, ka thënë ai.