10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Asnjë cent i sekuestruar nga aksioni në Karaçevë, analisti hedh dyshime

Rekomandime

Analisti Ehat Miftaraj, ka reaguar menjëherë pas konferencës së Prokurorisë së Gjilanit dhe Inspektoriatit Policor të Kosovës, në të cilën u bënë të ditur detaje nga operacioni i mbrëmshëm në Karaçevë të Kamenicës.

- Advertisement -

Miftaraj përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se në këto raste rezultati i policisë dhe prokurorisë matet sa miliona Euro janë sekuestru, ndërsa në raportin e tyre nuk ka figuruar asnjë vlerë e sekuestruar.

Pyetja kryesore në këtë aksion do ishte, sa milionë euro janë sekuestruar.Përgjigja si duket ZERO, ka shkruar Miftaraj.

Për më tepër, Miftaraj shton se në këtë lokacion këto biznese ose kanë punu me veresi të gjithë, qoftë në bixhoz, qoftë në prostitucion apo kontrabandë, ose iu ka tregu dikush paraprakisht për aksionin.

- Advertisement -

Reagimi i tij:

E ndegjova konferencën për media të Prokurorisë në Gjilan, Policisë në Gjilan, dhe IPK-së.

- Advertisement -

Respekt për aksionin dhe arrestimin e mbi 30ntë dyshuarve me shpresë se do të zbatohet ligji, procedura në mënyrë të drejtë, pavarur dhe të paanshme.

Rezultat kryesor sipas tyre ishte shkatërrimi apo demolimi i objekteve ku është kryer veprimtaria kriminale. Ok, edhe po e marrim si sukses.

Pyetja kryesore në këtë aksion do ishte, sa milionë Euro janë sekuestruar.

Përgjigja si duket ZERO.

Në një aktivitet kriminal me mbi 30 të arrestuar për bixhoz, prostitucion, kontrabandë, as edhe një Euro su sekuestru? Qysh ka mundësi?

Ose kanë punu me veresi të gjithë, qoftë në bixhoz, qoftë në prostitucion apo kontrabandë, ose iu ka tregu dikush paraprakisht për aksionin.

Në këto raste rezultati i policisë dhe prokurorisë matet sa miliona Euro janë sekuestru, apo unë mbase kam mësuar krejtë gabim në shkollë e në dhjetëra trajnime e specializime në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit