0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Thaçi thyen “rekord” për dhënie dekoratash, nga familjarët deri tek presidenti Donald Trump

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dekori ditën e djeshme me medaljen ‘Urdhri i Lirisë” presidentin amerikan, Donald Trump dhe dy këshilltarët e tij për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe të stabilitetit në rajon.

- Advertisement -

Kreu i shtetit Thaçi, duket që në katër vite në krye të Kosovës nuk është “kursyer” aspak në shpërndarjen e dekoratave për figura e personalitete në Kosovë, Shqipëri, por edhe në vende të ndryshme të botës.

Ai dekoroi qindra personalitete, më shumë sesa tre paraardhësit e tij në këtë post të marrë së bashku. Nga prilli i vitit 2016 kur u votua si President, Hashim Thaci ndau qindra dekorata të llojeve të ndryshme. Profili i të dekoruarve është i ndryshëm ashtu si edhe motivacionet.

I fundit është njoftimi i së enjtes në trevjetorin e vdekjes së vajzës së familjares së tij, Aza Thaçi-Ferizi (vajzë e axhës), të cilën e dekoroi me urdhrin “Heroinë e Kosovës”, me motivacionin “Kontributi i saj ishte përcaktues edhe në vitet e hershme të veprimit ilegal të UCK-së”.

- Advertisement -

Në disa raste, Presidenti ndau dekorata edhe për grupe personash. Dekoratë njëherësh u ndau 100 personaliteteve në Maqedoninë e Veriut me rastin e 108-vjetorit të Kongresit të Manastirit, kurse në 20-vjetorin e çlirimit, ndau 50 të tjera për personalitete të ndryshme në Shqipëri.

Madje, medaljen “Urdhri i Lirisë”, presidenti ndau edhe për të gjithë banorët e Kukësit, për kontributin gjatë luftës së Kosovës. Megjithatë, ka shumë raste që disa prej të propozuarve, nuk ia kanë pranuar dekoratat, si publicist Veton Surroi, apo politikanët Kolë Berisha, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Bilall Sherifi e madje edhe akademiku Rexhep Qosja.

- Advertisement -

Në dhjetëvjetorin e pavarësisë në vitin 2018, presidenti Thaçi deklaroi se kishte marrë rreth 500 propozime për të dekoruar personalitete e organizata e të cilat ishte duke i shqyrtuar. Në fund, ai kishte dekoruar 250 prej tyre. Të dekoruar nga Thaçi me “Urdhrin e Lirisë”, janë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama e kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci.

Presidenti Thaçi ka shpërndarë shumë dekorata edhe për personalitete të ndryshme ndërkombëtare.

Me “Urdhrin e Lirisë” e ka dekoruar edhe ish-Sekretaren e Shtetit, Madeline Albright, gjeneralin Wesly Clark, ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, ish-presidentin George Bush, e me një tjetër ka dekoruar të gjithë familjen e tij, ish-senatorin John McCain, ish-shefin e misionit verifikues të OSBE-së, William Walker, ish-shefen e BE-së për politikë të jashtme e siguri, Catherine Ashton, e dhjetëra personalitete të tjera botërore si ministra, këshilltarë e diplomatë të ndryshëm.

Dekoratat e presidentit Thaçi të ndara për këto katër vjet sa është në krye të këtij institucioni, tejkalojnë në numër ato të ndara së bashku nga ish-presidentët Fatmir Sejdiu, Behxhet Pacolli e Atifete Jahjaga. Dhënia e dekoratave nga presidenti i Kosovës, përcaktohet në “Ligjin për dhënien e Dekoratave”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit