3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Dritan Abazoviq përplaset keq me proserbët

Rekomandime

Një përplasje jo e vogël po zhvillohet në gjirin e fituesve të zgjedhjeve të Malit të Zi, të cilët sot mblidhen sërish pas një dështimi për të ndarë postet.

Siç bën të ditur gazeta serioze malazeze Vjiesti, e cila ka përkrahur opozitën në zgjedhje, përplasja është për postet e ashtuquajtura të “sigurisë”, pra ministrin e Brendshëm, ministrin e Mbrojtjes dhe kreun e Agjencisë së Inteligjencës.

- Advertisement -

Siç mësohet Ura e Dritan Abazoviçit i ka kërkuar që të jetë ajo që të propozojë drejtuesit e këtyre institucioneve në mënyrë që të garantohet orientimi euroatlantik i Malit të Zi.

Por partia kryesore e koalicionit, Fronti Demokratik që ka orientim proserb ka kërkuar që agjencinë e Inteligjencës ta mbajë kjo forcë. Kjo ka sjellë një diskutim të fortë që ka bërë që palët të mos arrijnë në një marrëveshje për qeverinë e re.

Siç bën të ditur agjencia malazeze e lajmeve MINA, i vetmi akord që kanë rënë është që kryetar i Parlamentit të jetë kreu i grupit të dytë politik në koalicion, Aleksia Beçiç.

- Advertisement -

Ndërkaq, mediat pro Gjukanoviçit kanë bërë të ditur se koalicioni proserb synon që të vendosë në agjencinë e Inteligjencës një personazh politik që ka afërsi me Moskën.

Parlamenti i ri konstituohet më 27 shtator, ndërkohë që pritet që qeveria e re të zgjidhet në ditët e para të tetorit. Kreut të opozitës, Zdravko Krivokapiç, mandatin do t’ja dorëzojë Presidenti i vendit, Milo Gjukanoviç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit