2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Grenell arrin në Beograd, kryeministrja Ana Brnabiq e pret në aeroport

Rekomandime

Richard Grenell, i deleguari i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi si dhe përfaqësuesit e DFC-së kanë ateruar në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, ku u pritën nga kryeministrja, Ana Brnabiq.

- Advertisement -

Në aeroport ishte edhe ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, raporton ‘B92’.

Grenell, së bashku me drejtorin ekzekutiv të DFC-së, Adam Boler, do të takohen nesër me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin, Ana Brnabiq, transmeton Telegrafi.

Përfaqësuesit e dy delegacioneve do të nënshkruajnë Deklaratën e Përbashkët pas takimit, dhe më pas do t’iu drejtohen mediave.

- Advertisement -

Në dy ditët e ardhshme, delegacioni i lartë i DFC-së do të kenë takime me përfaqësuesit e Dhomës Serbe të Tregtisë dhe Ministrat e Financave dhe Transportit, Ndërtimit dhe Infrastrukturës.

Media serbe shkruan se me ardhjen e ambasadorit Grenell dhe drejtorit ekzekutiv të DFC Boler, fillon realizimi konkret i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, e cila u nënshkrua më 4 shtator në Uashington.

- Advertisement -

Marrëveshja parashikon hapjen e një zyre rajonale të DFC-së në Beograd.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit