Këngëtarja Fjolla Morina doli para gjykatës së ku u njoh me masën e sigurisë.
Gjykata e Kukësit dha masën e sigurisë ‘arrest shtëpie” për Fjolla Morinën ndërsa u hodhën poshtë zërat se ajo kishte qenë shtatzënë.
Avokatja deklaroi se “Fjolla Morina u dërgua dy herë në maternitetin e Kukësit dhe dy mjeke gjinekologe kishin vërtetuar se Morina nuk ishte shtatzënë”.
Por për zbutjen e masës së arrestit është marrë parasysh vajza 5 vjeçare e këngëtares e cila është e vetme në shtëpi.
Morina do të jetojë në një apartament me qira që do e marrë në Kukës, afër gjykatës.
Së bashku me të për masë është edhe biznesmeni nga Kosovar që jeton në Belgjikë Fisnik Syla si dhe shoferi i këngëtares, Fitim Muji. Të dy u lanë në arrest me burg 30 ditë, kohë brenda së cilës do bëhet një ekspertizë balistike për të vërtetuar nëse ka gjurmë kapilare të dy të arrestuarve në armën e gjetur në çantën e Morinës.