2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Brenda ditës, asgjësohen dy aeroplanë rusë

Rekomandime

Siç njoftojnë mediat ndërkombëtare, të martën më 22 shtator në Tver, është rrëzuar aeroplani luftarak rus Su-30. Aeroplani rus është goditur aksidentalisht gjatë ushtrimeve ushtarake, nga predhat e shkrepura nga aeroplani tjetër luftarak rus Su-35S. Pilotët kanë shpëtuar, pasi katapultuan në momentin kur janë goditur nga aeroplani tjetër rus.

- Advertisement -

Në Rusi nuk janë të pakta rastet kur aeroplanë dhe helikopterë të flotës ajrore ruse, rrëzohen gjatë ushtrimeve ushtarake, ose për shkak të problemeve teknike ose nga goditjet aksidentale.

Viteve të fundit nuk janë të pakta aksidentet ajrore në shtetet që në kuadër të arsenalit ushtarak kanë aeroplanë luftarakë rusë Sukhoi dhe MiG. Sipas ekspertëve të aviacionit, thuhet se arsyeja e rrëzimit të aeroplanëve rusë është kryesisht e natyrës teknike dhe jo e gabimeve të pilotëve.

Po dje, më 22 shtator, është rrëzuar edhe një aeroplan tjetër luftarak rus Su-22, i cili ishte në shfrytëzim nga ushtria siriane e Asadit.

- Advertisement -

Aeroplani Su-22 që ishte pjesë e flotës ajrore siriane, u rrëzua nga aeroplani izraelit F-16. Aeroplanët izraelitë F-16, që janë prodhim amerikan, të cilët po e dominojnë qiellin sirian edhe pse në Siri ka sisteme kundërajrore ruse, Pancir S dhe S-300, të cilat deri me tani kanë dështuar në zbulimin dhe rrëzimin e ndonjë aeroplani izraelit.

Ekspertët besojnë se aeroplanët izraelitë kanë bllokues të radarëve çka e bë të pamundur që sistemet kundërajrore ruse t’i zbulojnë dhe t’i rrëzojnë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit