11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Zyrtari amerikan që do t’i mbikëqyrë projektet e SHBA’së në Kosovë dhe Serbi ka prejardhje serbe

Rekomandime

John Jovanovic është zgjedhur drejtori i ri i Agjencisë Amerikane për Zhvillim (DFC) në Beograd. Ai do t’i mbikëqyrë projektet e SHBA’së në Kosovë dhe Serbi sipas marrëveshje që u nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e Presidentit amerikan Donald Trump. Jovanovic ka prejardhje serb.

John Jovanovic është një drejtor Investimesh në “Mercuria Energy Group Ltd”, një kompani private tregtare ndërkombëtare të mallrave aktive në të gjithë tregjet globalisht. Ai është një anëtar i Bordit të Drejtorëve të “Pin Oak Holdings”.

- Advertisement -

John është anëtar i komitetit të investimeve të “ICT Hub Venture”, fondi i parë i investimeve në fazat e hershme të rajonit në Ballkan.

Jovanovic shërben si anëtar i Bordit të Këshilltarëve të Institutit “EastWest”. John është gjithashtu një anëtar i Rrethit të Liderëve të Rinj të Institutit Milken.

Karshi karrierës së bujshme, John është i njohur edhe si bashkëshorti i Daphne Oz, blogeres së njohur, fytyrës që shfaqet shpesh në televizor dhe që edhe është bija e kardiokirurgut të njohur amerikan Mehmet Oz i njohur ndryshe si Dr Oz.

- Advertisement -

John Jovanovic, do të vizitojë Kosovën sot, konfirmoi Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi.

“Falënderoj Radio Televizionin e Serbisë për mundësinë për të takuar drejtorin e ri menaxherial të zyrës së DFC që mbulon Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun. John do të jetë në Prishtinë të enjten për të avancuar agjendën e Shtëpisë së Bardhë për bashkëpunimin ekonomik rajonal”, shkroi ambasada në Twitter.

- Advertisement -

Jovanovic u emërua kryetar i zyrës së DFC, e cila u hap zyrtarisht në Beograd, në prani të të dërguarit të Trump Richard Grenell dhe shefit të DFC Adam Boler.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit