3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ministria e Punëve të Brendshme i refuzon kërkesën për qëndrim në Kosovë, këshilltarit të Kurtit

Rekomandime

Këshilltari i Albin Kurtit, Tienmu Ma me shtetësi amerikane këto ditë pritet të largohet nga Kosova.

- Advertisement -

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se Divizioni për të Huaj në MPB ka refuzuar kërkesën e Tinmu Ma për leje qëndrim në Kosovë.

Sipas këtij burimi, këshilltari i ish-kryeministrit Kurti nuk i plotëson procedurat ligjore për të qëndruar në Kosovë.

Ai kishte bërë kërkesë para një muaji në Dizionin të Huaj në MPB për leje qëndrim në Republikën e Kosovës, mirëpo Komisoni në fjalë ka vlerësuar se nuk i ka plotësuar kushtet dhe kriteret sipas ligjit për të huaj për qëndrim në Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

Ndërkohë, sipas burimeve të njëjta Tienmu Ma ka angazhuar avokat Tomë Gashin i cili ka paraqitur ankesën në shkallën e dytë sa i përket vendimit që ka marrë ky divizion.

Merret vesh që dje Komisioni qeveritar ka lënë në fuqi vendimin për refuzimin për leje qëndrim.

- Advertisement -

Sipas procedurave ligjore në fuqi personi në fjalë duhet të largohet me vetëdëshirë nga Republika e Kosovës, në të kundërtën ai do të depërtohet me forcë në vendin e origjinës.

IndeksOnline ka kontaktuar edhe avokatin e tij, Tom Gashin, por nuk është përgjigjur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit