Pas marrëveshjes që u arrit në Washington nën ndërmjetësimin e Presidentit amerikan Donald Trump, u përmend si ide që Liqeni i Ujmanit të mbaj emrin e Trump, derisa ideja sot u realizua në praktikë nga serbët të cilët sot vendosën emrin e Trump tek Liqeni.
Gjatë negociatave në Shtëpinë e Bardhë, një pjesëtarë i delegacionit të Kosovës e kishte dhënë idenë që ai të quhet Liqeni Trump.
E për këtë reagoj edhe emisari special Richard Grenell në Tëitter, duke thënë se të dy palët kanë rënë dakord për këtë emër të ri, pra Liqeni Trump.
‘’Se si do quhet liqeni që është në Kosovë dhe Serbi ka qenë një nga pikat serioze pavarësisht nga kompromisi i propozuar nga SHBA’të që të fillohet një studim fizibiliteti për të krijuar vende pune dhe më shumë energji për rajonin …. kështu që të dy palët kanë rënë dakord për një emër të ri: Liqeni Trump.”/
Liqeni i Ujmanit ose Liqeni i Gazivodës është një liqen artificial që shtrihet në veriperëndim të Kosovës dhe një pjesë e vogël e liqenit kalon ne territorin e Serbisë.Liqeni i Ujmanit ka një sipërfaqe prej 11.9 km2 (4.6 mi) nga të cilat 9.2 km2 në territorin e Kosovës dhe 2.7 km2 (1.0 mi) në territorin e Serbisë. Liqeni është formuar nga rrëzimi i lumit Ibër, i cili rrjedh në liqen.
Ky liqen për një kohë të gjatë ka qenë mollë sherri mes Kosovës dhe Serbisë, duke nisur nga deklaratat e politikanëve e deri tek ‘zotërimi’ i synuar ndaj kësaj hapësire.
What to call the lake that is in Kosovo and Serbia has been a serious sticking point despite the U.S. forged compromise to launch a feasibility study to create jobs and more energy for the region….so both sides have agreed to a new name: Lake Trump. https://t.co/AgeDNZ4aBd
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 24, 2020