2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Veliu lavdëron policët e Kosovës: Ata janë heronjtë tanë të gjallë

Rekomandime

Sot i janë ndarë 4 milionë euro pjestarëve të Policisë së Kosovës, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu tha se ata janë heronjtë tanë të gjallë të cilët në vazhdimësi po sakrifikojnë.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook, Veliu është shprehur mirënjohës ndaj punës së Policisë së Kosovës.

“Ata janë heronjtë tanë të gjallë të cilët në vazhdimësi po sakrifikojnë, në mënyrë që ne të përshtatemi në realitetin e ri, po kujdesen për sigurinë dhe për respektimin e rregullave që mbrojnë shëndetin e qytetarëve të Kosovës”.

“Mbi këtë bazë, sot në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kemi ndarë 4 milion euro për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, për angazhimin e shtuar, punën me orar të zgjatur në terren dhe të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19”.

- Advertisement -

Mirënjohje për punën e Policisë së Kosovës.Ata janë heronjtë tanë të gjallë të cilët në vazhdimësi po sakrifikojnë, në…

Gepostet von Agim Veliu am Freitag, 25. September 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit