1.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Diaspora dërgoi sivjet pare rekord në Kosovë, kjo është shuma qindra milionëshe

Rekomandime

Pavarësisht pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës e ka thyer rekordin e dërgesave të parave në vendin tonë.Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për muajin gusht 2020, diaspora ka dërguar rreth 7 milionë euro më shumë sesa muaji i njëjtë i vitit të kaluar.Të dhënat tregojnë se në muajin gusht 2020, në Kosovë u sollën 80.6 milionë euro, kurse një vit më herët kjo vlerë ishte 73.8 milionë euro.

- Advertisement -

Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, rreth 60 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale.Duke krahasuar periudhën shtatë mujore të vitit aktual me atë paraprak, del se mërgata në drejtim të Kosovës ka dërguar 53.5 milionë euro më shumë, apo në total 606.6 milionë euro.Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.

Për tremujorin e parë të vitit 2020, del se nga Gjermania kanë ardhur 42.4 milionë euro, ndjekur nga Zvicra me 20.8 milionë euro dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7.3 milionë euro.Për këtë periudhë, rritja e remitencave është për 1.3 për qind më e madhe se vitin 2019.“Në kuadër të bilancit të pagesave, remitencat dhe Investimet e Huaja Direkte shënuan rritje vjetore prej 1.3 përqind përkatësisht rënie vjetore prej 60.5 për qind”, thuhet në raportin “Vlerësimi tremujor i zhvillimeve makroekonomike, tremujori i parë 2020”, përcjell Telegrafi.Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti në një intervistë për Telegrafi.com kishte thënë se gjatë periudhës se pandemisë COVID-19, përkatësisht muajt mars dhe prill, ka rënie të remitencave.

Ai kishte paralajmëruar se, mosardhja e diasporës në Kosovë, rrezikon që në mos sjelljen e një miliardë eurove të tjera nga shpenzimet e tyre.“Nëse i referohemi vitit të kaluar, të hyrat nga remitencat kanë qentë 875 milionë euro ose në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto janë 12 për qind. Pritjet tona janë që remitencat të kenë rënie diku 14.1 për qind, gjatë këtij viti. Por, ne e kemi edhe kategori që diaspora i bënë në Kosovë, ne i quajmë shpenzime të udhëtimit, ku kjo shumë është rreth një miliard euro. Mos ardhja e tyre në Kosovë do ta rrezikonte këtë shumën prej një miliard euro”, kishte thënë Mehmeti.Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit