Specialja nis edhe zyrtarisht punën, Salih Mustafa del para gjykatës në Hagë

0
155

Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë po mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës.

Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në të njëjtën ditë.