Luftimet në Nago-Karabak vazhduan edhe sot. Autoritetet në republikën e vetëshpallur të Karabakut thonë se ata kanë arritur të rimarrin pozicionet e humbura më parë. Të dy palët pretendojnë se i kanë shkaktuar humbje njera-tjetëres.
Po cila është arma e fuqishme e Armenisë, që ka frikë aAzerbejxhani?
Bëhet fjalë për sistemin raketor”Iskander”. Qëllimi kryesor i sistemeve raketore “Iskander” është shkatërrimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore armike dhe mbrojtjes raketore , si dhe i objekteve më të rëndësishme të mbuluara prej tyre, në distanca deri në 500 km.
Ambasadori i Armenisë në Rusi, Vardan Toganyan, deklaroi se Jerevani do të përdorë sistemin “Iskander” nëse Baku përdor avionët turq F-16 kundër Armenisë.
Siç tha ai, aktualisht ka mjaft sisteme anti-ajrore në dispozicion për të rrëzuar dronët turq.
Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit Ceyhun Bajramov tha për Sputnik se Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit kanë një përgjigje adekuate ndaj zbatimit të mundshëm të sistemit “Iskander” nga Armenia në konflikt.
“Fatkeqësisht, gjithçka mund të pritet nga pala armene. Eshtë e vështirë për mua të komentoj përgjigjen nga pikëpamja ushtarake. “Unë jam i sigurt se Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit kanë një përgjigje adekuate”, tha ministri azerbajxhanas.