Prishtina njihet tashmë për “shoferë” të papërgjegjshëm, të cilët veturat e tyre i parkojnë kudo.
Shpesh kemi parë parkingje të “improvizuara” si në hapësira publike, ashtu edhe mbi trotuare, pikërisht nga qytetarë të cilët s’njohin as rregulla e as nuk e ruajnë ambientin, shkruan Indeksonline.
Por, edhe më e “çuditshme” është kur disa shoferë kanë “rehatuar” makinat e tyre në një parking në Lagjen Dardania.
Siç e shihni nga kjo fotografi ata kanë bllokuat edhe shtegun e biçiklistëve që ndodhet në këtë pjesë.