Cikloni që po kalon mbi rajon, po zhvendoset në pjesët lindore të kontinentit, derisa mbi vendin tonë pritet të shtrihen fusha të presionit më të rritur nga Mesdheu.
Ditëve në vijim do të mbajë mot pa të reshura, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Temperaturat edhe nesër mbeten pak të ulëta, e nga e enjta në rritje.
Në fundjavë, ditën e diel me mundësi për reshje të dobëta shiu.
30.09.2020 – Në mëngjes më ftohtë. Ditën kryesisht me vransira, herë herë intervale me diell. Temperaturat në vise të ulëta 7C deri 19C, e në vise malore 4C deri 12C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga perëndimi dhe veriperëndimi, 5-9m/s, e kah Dukagjini 1-3m/s. Indeksi UV: 4.
1.10.2020 – Në mëngjes më ftohtë, e në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën më ngrohtë, pjesërisht vranët, por me intervale diç më të gjata me diell. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 8C deri 21C, e në vise malore 5C deri 14C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 5-10m/s. Indeksi UV: 5.