Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish kandidati për deputet i PSD-së, ka folur sonte në RTK në emisionin “Natën me Fatmir Spahiun”.
Ai është pyetur për aktivitetet që bën tash meqë është jashtë politikës. “Fisi” ka thënë se po merret me biznes pasi që kriza e pandemisë ka ndikuar në bizneset që i posedon ai.
Në një pyetje provokative të Fatmirit se me cilin do të pinte kafe, me Kadri Veselin apo Albin Kurtin, Ismaili ka thënë se më asnjërin.
“Është humbje kohe me pi kafe me Albinin. Me Kadrinë kom mujt me pi kafe nja 2000 herë, por s’kom dashtë”, ka thënë ai.
Tutje ai ka thënë se kryetarin e VV-së ka pi kafë plot herë sa ishte pjesë e partisë, por tashmë nuk dëshiron më ta bëjë një gjë të tillë.
I pyetur për ndonjë simpati ndaj ndonjërit politikan, “Fisi” ka thënë se s’ka simpati për asjërin, pasi të gjithë i dukën njëjtë.
“Jam rrit me Lirak Çelajn (PDK) dhe kemi qenë shokë shumë të mirë, por na ka largu politika, na ka goditur. Lirakun e konsideroj ende shok…”, ka thënë ai.