-0.5 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Japonezi Nakamura debuton për Kosovën në Dubrovnik

Rekomandime

Xhudisti japonez Shigeki Nakamura do të garojë për herë të parë si pjesë e Kosovës këtë fundjavë në Dubrovnik të Kroacisë, në Kupën Evropiane të xhudos për të rritur.

- Advertisement -

Shigeki së fundi ka marrë pasaportën e Kosovës dhe do të garojë në kategorinë deri 73 kilogramë. Në Dubrovnik do të garojnë edhe Erza Muminoviq në kategorinë 48 kilogramë, Flaka Loxha në atë 57 kilogramë dhe Laura Fazliu në kategorinë deri 63 kilogramë.

Do të jetë gara e parë ndërkombëtare për xhudistët kosovarë pas një pauze shtatëmujore shkaku i pandemisë COVID-19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit