3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kur mund të hyjnë kosovarët pa test për COVID në Maqedoni, flasin nga Shkupi

Rekomandime

Të gjithë kosovarët që ia mësyjnë Maqedonisë së Veriut aktualisht duhet të kenë me vete PCR Test – NEGATIV, jo më të vjetër se 72 orë. Pa një test të tillë, hyrja në këtë shtet nuk është e mundur. Por, këto teste pritet të hiqen shumë shpejt. Së paku kështu po premtojnë nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -

Shumë shpejt, posedimi i një testi PCR negativ nuk do të jetë më i nevojshëm për të hyrë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Rënia e rasteve me COVID-19 në vend ka bërë që autoritetet maqedonase të shqyrtojnë mundësinë që të hiqet ky kusht për kosovarët.

Por, kur do të hiqet obligimi për teste PCR?

Zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani i ka thënë Gazetës Express se institucionet po punojnë intensivisht për normalizimin e regjimit të lëvizjes së lirë në mes të dy vendeve.

- Advertisement -

Madje, për këtë thotë se është angazhuar që nga ardhja e tij në këtë pozitë.

“Që nga ardhja ime në pozitën si zëvendësministër në Ministrinë e shëndetësisë jam angazhuar për zgjidhjen e këtij problemi. Për sa i përket procedurave, i gjithë informacioni i nevojshëm është shkëmbyer ndërmjet institucioneve përkatëse kompetente para vizitës në Kosovë, por edhe gjatë saj. Aktivitetet janë duke u zhvilluar për përpunimin e duhur institucional, në përputhje me situatën aktuale epidemiologjike midis dy vendeve”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Hasani ka përsëritur se edhe me Zemajn janë pajtuar që heqja e kushtit që kosovarët të kënë teste PCR negative për të hyrë në Maqedoninë e Veriut të bëhet sa më shpejt.

“Duke mbrojtur shëndetin e të gjithë aktorëve, së bashku me Ministrin e Shëndetsësisë të R. Kosovës z. Zemaj, shprehëm gatishmërinë maksimale për normalizimin e regjimit të lëvizjes së lirë sa më shpejt të jetë e mundur. Institucionet tona po punojnë intensivisht për këtë”, ka deklaruar Hasani për Express.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë edhe më Ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemajn, për të marrë informacione, nëse gjatë takimit që ka pasur me Hasanin është folur për ndonjë afat kohor se kur do të lirohen masat, por i njejti nuk ka kthyer përgjigje.

Ndryshe, takimi mes Zemajt e Hasanit është zhvilluar para dy ditësh. Për këtë takim kishte njoftuar vetë Zemaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Në takim u theksua se përmirësimi i situatës lidhur me Covid-19 në dy vendet tona, jep mundësinë e rishikimit të masave lidhur me qarkullimin midis dy shteteve, duke ndihmuar kështu edhe subjektet e fushës ekonomike që të përballojnë situatën e krijuar nga Covid-19. U dakorduam që bashkëpunimi midis dy shteteve të intesifikohet edhe më tej në interes të shëndetit të qytetarëve të dy shteteve”, kishte shkruar Zemaj pas takimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit