Kurse në ushqim, kurse në udhëtim, Qeveria Hoti niset me autobus për Shqipëri

0
217

Kabineti qeveritar i Republikës së Kosovës sot do të mbaj mbledhjen e përbashkët me atë të Shqipërisë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në të cilën pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shpërndarë një fotografi rrugës për në Shqipëri.

E siç duket, Hoti edhe këtë herë ka kuryser. Ai ka marrë rrugën bashkë me kolegër me autobusë për në kryeqytetin e bukur të Shqipërisë.

“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. #Bashkë ? ”, ka shkruar ai.