1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

“Hoti bleu çilim 5 mijë euro, Albin Kurti ia ndali luksin e tepruar”

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është duke promovuar një qeverisje jo luksoze. Zëvendësi i tij, Driton Selmanaj, ditë më parë ka treguar se si Hoti e merr bukën me vete në punë, derisa vetë kreu i ekzekutivit ka vendosur që bashkë me kabinetin e tij të udhëtojë drejt Shqipërisë me autobus.

E këto veprime të Hotit i ka komentuar deputeti i VV’së, Artan Abrashi, i cili i ka kujtuar Hotit se kishte blerë një çilim të kuq në vlerë prej 5 mijë eurove gjatë kohës sa kishte qenë zëvendës i Kurtit.

- Advertisement -

Abrashi thotë e një luks të tillë Hotit ia kishte ndalë Albin Kurti.

“Modestia është virtyt, veçanërisht kur e hasim te një udhëheqës. Por shirrja si modest është mungesë serioze e etikës dhe hipokrizi.

Sa ishte zv.Kryeministër, vendimi i parë i z.Hoti ishte porositja e tepihut/çilim në vlerë prej 5000€. Atë kohë, luksin e tepruar ia ndali Kryeministri Kurti. Kurse tani, z.Hoti qenka ba asket. Kjo është arsyeja pse ndarja e bukës dhe udhëtimi me autobusë duken Kot”, ka shkruar Abrashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit