11.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ambasadori Rohde: Po punojmë që Kosova të integrohet në BE

Rekomandime

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një fjalimi virtual në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, ka thënë se i mbështesin përpjekjet për të normalizuar raportet e Kosovës dhe përfundimisht për të punuar drejt integrimit Evropian të të gjithë rajonit.

- Advertisement -

Derisa ka theksuar se Gjermania dhe BE-ja po investojnë në këtë proces.

“Këtu në Kosovë ne po i mbështesim përpjekjet për të normalizuar raportet e saj dhe përfundimisht për të punuar drejt integrimit Evropian të të gjithë rajonit. Për ta liruar potencialin e të gjithë qytetarëve në rajon dhe më gjerë. Gjermania dhe BE-ja po investojnë në këtë proces, në vitin 2019 BE-ja dhe shtetet e saj anëtare si tërësi kanë investuar më shumë se 194 milionë euro më shumë se të gjithë donatorët e tjerë së bashku. Ndërkaq këtë vit, duke qenë të ballafaquar me pandeminë COVID, ne shumë shpejtë ndamë 171 milionë euro shtesë, për të adresuar nevojat imediate në shëndetësi dhe në rimëkëmbjen ekonomike”, ka thënë ai.

Rohde, ka theksuar se zgjerimi i BE-së dhe procesi i bashkimit të BE-së duhet të vazhdojë, për çka thotë se duhet shumë punë për ta kthyer këtë “ëndërr” në realitet. Derisa ka shtuar se hapat drejt integrimit kanë nevojë për përkushtim të përditshëm.

- Advertisement -

“Me Gjermanin që tani e mban Presidencën e Këshillit të BE-së, ne po e mbajmë rajonin në agjendë. Zgjerimi i BE-së dhe procesi i bashkimit të BE-së duhet të vazhdojë, megjithatë është e qartë se nevojitet shumë punë e vështirë, për ta kthyer këtë ëndërr në realitet. Hapat në këtë rrugë drejt integrimit kanë nevojë për përkushtim të përditshëm; zbatimi i sundimit të ligjit, luftimi i padënueshëm dhe korrupsionit, përmirësimi i qeverisjes për të mundësuar zhvillimin ekonomik, standard më të mira të jetesës dhe ndjekja e një vizioni të qartë për atë se ku do ta çojë perspektiva evropiane Kosovën dhe tërë rajonin”, ka thënë ai.

Ambasadori Rohde, ka bërë të ditur se do ta përqendrojnë të gjithë angazhimin e tyre në një vizion kolektiv për rajonin.

- Advertisement -

“Le ta përqendrojmë të gjithë angazhimin tonë në një vizion kolektiv për këtë rajon. Pas tri dekadash të jetesës në një Gjermani të bashkuar, një gjeneratë e tërë është rritur pa kujtime për Murin e Berlinit, apo kufirin e brendshëm gjerman. Le ta festojmë këtë Ditë të Bashkimit të Gjermanisë si një ditë që simbolizon gjithë këtë, që përkushtimi kolektiv për një vizion të përbashkët të demokracisë, solidaritetit, bashkësisë, diversitetit dhe lirisë, do të qojnë në një të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka theksuar Rohde.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit