Xhudoja vazhdon t’i sjellë lajme të mira Kosovës.
Nuk është më vetëm Majlinda Kelmendi që di të fitojë.
Tashmë edhe garuesit e rinj po lënë gjurmë në Evropës.
Sot xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Kupën Evropiane që mbahet në Kroaci.
Fazliu arriti ta fitoj medaljen e artë, pasi grumbulloj 30 pikë.
Në vendin e dytë doli xhudistja nga Sllovenia, Lia Ludvik me 21 pikë, kurse poztën e tretë e zuri kroatja, Iva Oberan me 20 pikë.