Thaçi i reagon Daçiqit e Vulinit: Serbia nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste

0
96
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj deklaratave fyese të Sllobës së vogël Ivica Daçiq dhe ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin.

Këta të fundit janë shprehur me fjalë ofenduese për viktimat shqiptare të luftës së fundit në Kosovë.

E retorika serbo-fashiste është dënuar ashpër nga ana e kreut të vendit tonë.

“Deklarata fyese të Daçiq dhe Vulin për viktimat civile të luftës, të vrarë nga regjimi i Millosheviqit, janë provë se Serbia ende nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste.

Veprime të tilla dëmtojnë dialogun dhe minojnë përpjekjet tona të përbashkëta për pajtimin”, ka shkruar Hashim Thaçi në Twitter.