Osmani: Askush në LDK nuk guxoi të kandidonte kundër Kurtit, përveç njërit

0
241
Vjosa Osmani, Kujtim Shala

Vjosa Osmani, e përjashtuar nga pozitat në LDK, thotë se kjo parti e kandidoi për kryeministre, pasi askush “përveç njërit” nuk ka guxuar të dalë kundër Albin Kurtit.

Vjosa Osmani ka shkruar reagimin më të ashpër ndonjëherë ndaj kryetarit Isa Mustafa, pas një invterviste që kreu i LDK’së e tha sot.

Mustafa tha se Osmani i humbi zgjedhjet, e kryeparlamentarja e quan atë “humbës të shumëfishtë”, që nuk guxoi as ai e as të tjerët t’i dalin kundër në zgjedhje Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas saj, vetëm njëri nga zyrtarët e lartë të partisë guxonte të kandidonte.

“Humbësi i shumëfishtë i zgjedhjeve tani më paska akuzuar mua për humbje të zgjedhjeve. Por, ai e di shumë mirë se mua më ofruan të kandidojë për Kryeministre për shkak se ai dhe të tjerët (me një përjashtim) NUK GUXUAN të dalin e të përballen në zgjedhje me Kurtin” , ka shkruar Osmani.

Sipas Vjosa Osmanit, kryetari i LDK’së, Isa Mustafa po punon natë e ditë ta bëjë koalicionin me PDK’në.

“Ai [Mustafa], jo vetëm që e keqpërdori këtë besim por tani vazhdon me sulme banale e të pavërteta kundër meje pikërisht për ta arsyetuar koalicionin me PDK-në për të cilin ai po punon ditë e natë”, ka shkruar Mustafa.