Këta janë tetë futbollistët që do t’i mungojnë Kosovës nesër ndaj Maqedonisë

    0
    102

    Nesër me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.

    Kosova nesër do ta ketë një ndeshje të vëshitrë, pasi përballet me një Maqedoni të fortë dhe me pak mungesa, po ashtu në terrenin e tyre.

    Për Kosovën nuk do të mund të luajnë tetë futbollistë që do të jetë një mungesë e madhe për Kombëtaren tonë.

    Milot Rashica, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Idriz Voca, Hekuran Kryeziu, Besar Halimi, Samir Ujkani e Bernard Berisha nuk do të jenë të disponueshëm për Kombëtaren e Kosovës

    Por, Challandes nesër do të mundohet që të zgjedh formacionin më të mirë që ka në dispozicion dhe t’i bëjë ballë një Maqedonie të fortë.