8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Lajmi i fundit: Presidenti Thaçi është nisur për në Washington

Rekomandime

Presidenti Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Washington.

Pas disa muajve izolim, presidenti i vendit u është rikthyer vizitave zyrtare.

- Advertisement -

Në qershor i ka rënë të kthehet në gjysmë të rrugës, e sot presidenti Thaçi është nisur pa paralajmërim për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Media mëson se ai po shkon në Washington për vizitë zyrtare.

Është akoma e paqartë se kë do ta takojë presidenti Thaçi atje.

- Advertisement -

Thaçi do të merrte pjesë në fund të qershorit në një takim mes Kosovës dhe Serbisë, të organizuar në Shtëpinë e Bardhë.

Por, atij iu desh të kthehej, pasi papritmas Prokuroria Speciale në Hagë njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë ndaj Thaçit për krime lufte.

- Advertisement -

Këtë javë, ai shkoi edhe në Bruksel, ku e takoi ndërmjetësuesin në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcakun./Express/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit