Ndeshja Maqedoni-Kosovë: Politikani shqiptar përkrah përfaqësuesen e Maqedonisë

    0
    105

    Deputeti shqiptar nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri përmes një statusi në facebook ka bërë të ditur se sonte gjatë lojës Maqedoni-Kosovë do të bëj tifo për atë të parën, pra do të jetë kundër Kosovës dhe do të mbështet përfaqësuesen maqedonase.

    Ai në facebook ka shkruar “Sot është ditë e madhe” dhe në mbishkrim ka vendosur vetëm flamurin maqedonas.

    Në komentet e postimit të tij, Zekiri mori shumë kritika dhe kundërshtime nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të cilët thuajse se plotësisht janë në mbështetje të kombëtarës së Kosovës.

    Postimi i plotë i Zekirit:
    https://www.facebook.com/muhamed.zekiri/posts/10160686786034466
    Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës luhet këtë enjte në Shkup, e vlefshme për gjysmëfinalen e fazës play-off të Ligës së Kombeve.

    Ndeshja do të luhet pa tifozë për shkak të pandemisë.