Presidenti amerikan Donald Trump pas infektimit me koronavirus u dërgua në Qendrën Mjekësore Ëalter, ku edhe u trajtua, e terapia që ai përdori vazhdon të komentohet.
Trump u tha se po trajtohet me një koktej antitrupash, dhe një ilaç i cili në fillim u tha se shëronte ebolën.
Sipas një raporti të fundit ky trajtim i kushtoi atij më shumë se 100 mijë dollarë.
Fondet u shpenzuan për teste për koronavirusin e ri dhe përdorimin e ilaçeve të ndryshme me bazë antitrupash.
Kostoja e trajtimit rritet ndjeshëm kur përfshihen procedurat ose rastet e paparashikuara që nuk janë të mbuluara nga sigurimi shëndetësor standard.
Presidenti shtoi se ai tani po përpiqet të marrë trajtimin e Regeneron, dhe ilaçe të ngjashme, mbi një bazë urgjente.
Ai gjithashtu pretendoi që politika po pengon që një vaksinë të bëhet e disponueshme për përdorim publik përpara zgjedhjeve.
Më herët të mërkurën, mjekët e Shtëpisë së Bardhë thanë se Trump nuk ka pasur simptoma COVID-19 për 24 orët e fundit.
Ai ka qenë pa ethe për më shumë se katër ditë dhe nuk ka pasur nevojë ose ka marrë ndonjë oksigjen shtesë, shtoi mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley