Ministri i Jashtëm i Greqisë jep sinjale të forta se Greqia do ta njohë Pavarësinë e Kosovës

0
335

Nikos Dendias ka dhënë shenja të forta se Greqia së shpejti do ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

Me të arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” për vizitë zyrtare, Dendias i ka thënë Klan Kosovës se çështja e njohjes së Kosovës nuk është çështje e shpresës a do ta njohë Greqia Pavarësinë e Kosovës ose jo, por është çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai tha se vizita e tij në Kosovë është tregues për bashkëpunimin rajonal mes fqinjve.