0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vuçiq dhe shërbimet e tij sekrete shpikin skenar të sulmeve ndaj serbëve në Kosovë

Rekomandime

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur sot për një skenar të sulmeve ndaj serbëve në Kosovë për të cilat sipas tij kanë paralajmëruar shërbimet sekrete serbe.

- Advertisement -

“Nuk do të ketë Olujë (aksioni i forcave ushtarake kroate në vitin 1995), të re, e as pogrom ndaj serbëve në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Vuçiq.

Këto komente Vuçiq pas shkrimeve në mediat serbe se shërbimet sekrete të Beogradit kanë paralajmëruar se do të ketë “provokime të organizuara dhe sulme ndaj serbëve të Kosovës me qëllim të destabilzimit të situatës”.

Mediat që kontrollohen nga Vuçiq e kanë pyetur atë se si do t’i mbrojë serbët në Kosovë ai ka thënë se “ kjo nuk është e lehtë pasi Serbia nuk ka kontroll efektiv në Kosmet (emërtim serb për Kosovën),, por me politikë të mençur kemi arritur ta ruajmë popullin serb në Kosovë, këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe tutje”.

- Advertisement -

Vuçiq ka thënë se personalisht beson se shqiptarët e kuptojnë se asgjë nuk arrihet me përdorimin e armëve por vetëm me dialog, koka të ftohta dhe me kompromis do të gjendet zgjidhja për serbët dhe shqiptarët.

Sipas Vuçiq dhe shërbimeve të tij qëllimi i këtyre planeve është bllokimi i dialogut dhe obstruksionet ndaj punës së Gjykatës Speciale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit