Në media është raportuar se me urdhër të prokurorisë është arrestuar kryetari i Istogut, Haki Rugova, shkruan Insajderi.
Por në lidhje me këtë me këtë rast, po thonë se nuk janë në dijeni Policia e rajonit të Pejës.
Zëdhënësi i policisë në këtë komunë, Fadil Gashi ka thënë për Insajderin se nuk kanë ndonjë informacion të tillë.
“Nuk kemi një informacion të tillë”, ka thënë shkurt Gashi.
Derisa as nga qendra nuk kanë dhënë ndonjë detaj rreth këtij rasti.
Haki Rugova, përveç kryetar i Istogut është edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Rugova dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, konfliktit të interesit dhe falsifikimit të dokumentit.
Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarë të LDK-së, por të njëjtit nuk e kanë hapur telefonin.