Ngjarjet më të rëndësishme të ditës.
10:00Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme. Në rend dite votimi në parim i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla e seancave plenare)
10:30Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, do ta vizitojnë Komunën e Vitisë, ku do të priten nga kryetari Sokol Haliti. (Objekti i Komunës së Vitisë)
11:00Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të marrin pjesë në nisjen e punimeve në “Rehablitimin e Rrugës N25.3 nga Kllokoti deri në Gjilan, Projekti i Rrugëve Regjionale, Lot 2”. (Magjistralja Ferizaj-Gjilan, në hyrje të Kllokotit)
11:00Kuvendi mban vazhdimin e seancës plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla e seancave plenare)
11:00Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës shqyrton Draftin e Planit të Veprimit dhe Draftin e Planit të Buxhetit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
11:00Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtim, për nder të Ditës Globale të Fëmijët Vajzë do të shpërndajë pako me mjete shkollore dhe do të diskutojmë me nxënëset e shkollës së mesme ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë me qëllim të motivimit të vajzave për edukim të lartë dhe zhvillim në karrierë. (Shkolla e mesme “Isa Boletini”, Podujevë)
12:00Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyrat e LVV, “Arbëri”)
14:00Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, do të nënshkruajë Memorandum Bashkëpunimi me Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Medica Kosova dhe Medica Gjakova, për vendosjen e “Këndit të Kurajos”, në hapësirën e ministrisë. (Ministria e Drejtësisë, Salla 914)
15:00Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, Kolegji AAB do të bëjë inaugurimin e Laboratorit të Psikologjisë Klinike për studentët dhe profesionistët e fushës së Psikologjisë. (Kolegji AAB, Fushë-Kosovë)